Zjarr në Fakultetin për kulturë fizike në Shkup

Në Fakultetin për kulturë fizike në Shkup sot në mëngjes ka shpërthyer zjarr që e ka përfshirë edhe një pjesë të një dollapit, por pas intervenimit të shpejtë të njësitit zjarrfikës, zjarri është shuar krejtësisht.

“Me intervenimin e shpejtë të njësive zjarrfikëse nuk u lejua që zjarri të përfshijë një pjesë të tavanit të barakës dhe ai të zgjerohet. U intervenua me dy automjete zjarrfikëse dhe gjashtë zjarrfikës”, deklaroi për MIA-n, Bllagoja Menkovski, komandant i brigadës së njësisë territoriale zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button