Vetura më e shpejtë në botë, 427 km në orë

Vetura luksoze Bugatti Veyron Super Sport ka humbur titullin e veturës më të shpejtë nga prodhimtaria serike, të lejuar në komunikacionin rrugor. Këtë njoftim e ka bërë të martën organizata e rekordeve të Guinnessit.

Kjo veturë kishte arritur rekordin e shpejtësisë prej 431 kilometrash në orë pa kufizuesin elektronik të shpejtësisë. Një kufizues i tillë zakonisht është i instaluar dhe i aktivizuar në të gjitha veturat që prodhohen në mënyrë serike. Me këtë modifikim, ndërkaq, vetura nuk konsiderohet më si serike dhe në këtë mënyrë nuk vlen as rekordi, transmeton albinfo.ch.

Prodhuesit e Bugattit reagojnë se kufizuesi elektronik i shpejtësisë ka qenë i çaktivizuar nga ky lloj i Bugattit në kohën kur Guinness i kishte njohur rekordin Bugattit.

Me humbjen e rekordit nga Bugatti, atë e fiton vetura amerikane Hennessey Venom GT, që zhvillon shpejtësi 427 kilometra në orë.

Lajme të ngjashme

Back to top button