Kapixhik numër 4

Erol Rizaov, kolumna “Do të prisni z. Fyle” , Utrinski Vesnik
Rizaov me pyetje deri te Fyle: a është i sigurtë se ne e dëshirojmë hyrjen në BE? Nëse nuk ekzistonte çështja me emrin si pengesa më e madhe për pranimin e Maqedonisë në BE,  me cilin problem tjetër do ti mbulojmë fëlliqësirat që po ndodhin periudhës së fundit?

Slobodanka Jovanovska, editorial “Na ra maska e Besë”, Utrinski vesnik
Fakt që mediumet proqeveritare nuk na i përcjellën  në mënyrë autentike vlerësimet e eurokomisarit, tregon se mendimi i pushtetit është që me rëndësi është që ne nës htëpi të besojmë se kemi përparim të madh, e se mendimi real i Brukselit nuk është me rëndësi.

Ljupço Popovski, kolumna “Çakalarov si Teks Viler”, Utrinski vesnik
Inspirimi për përmendoret po ndryshon, e luantë u tërhoqën në favor të vojvodave, pa dorëheqje nga kuajt të cilët në qendrën e Shkupit e përbëjnë përmbledhjen me të madhe në Maqedoni. Arti është hedhur në lëmë dhe e humbi esencën.

Petar Arsovski, kolumna “Hesht ore atje” , Utrinski vesnik
Nuk ka negociata dhe debatë publike për mediume sepse pjesëmarrësit gjenden në dy anë kundërshtare: gazetarët duan liri e pushteti kontrollë. Titulli e reflekton strategjinë oficiale të mediumeve në Maqedoni.

Pasko Kuzman, kolumna “Krijimi i traditës”, Utrinski vesnik
Tradita për vetëprezervimin e popullit maqedonas nuk ka lidhje me kufijtë shtetërore. Duhet më në fund ti prejmë rrënjët e mosshtetësimit në disa rrethe popullore dhe të fillojmë të krijojmë vlera të vërteta me tipare tradicionale.

Branko Gjorgjevski, editorial “Eurokomisari lan duart” , Dnevnik
Komentim për deklaratën e komisarit për të drejtat e njeriut pranë Këshillit Evropian, Nils Muizhnieks i cili përkujton se mosdënimi i vazhdueshëm për thyerjet e rënda të të drejta ve humanitariane dhe të njeriut në 2001, e pengojnë bashkimin shoqëror në Maqedoni.

Liljana Grxho Damovska, kolumna “Eliksir i mbështjellë” , Dnevnik
Edhe pse shumica do të thone nga shkaqet ekonomike nuk arrijmë dot deri te librat, kënaqësinë e leximit nuk guxojmë ta shuajmë, duhet ti japim eliksir qe të mbetet përjetësisht e re.

Xhejson Miko, kolumna “Retorika e fushatës është e zbrazët” , Dnevnik
Edhe pse supozohet se shumica nuk do të pajtohen me të, Miko, pas 17 vitesh vrojtimi të skenës politike Maqedonase, pretendon se idetë e propozuara nga qeveria aktuale kanë dhënë rezultate pozitive.

Kire Naumov, kolumna “Proçesi i majit luan rrol të rëndësishëm për të ardhmen” , Dnevnik
Vrapi i çmendur i Gruevskit për kidnapimin e shtetit rrezikon që ti “ndodhë populli”. Ankthi i tij është LSDM-ja e riorganizuar dhe e fuqishme. Me ndodhitë në kongresin e LSDM projektohet ardhmëria e shtetit.

Goce Trpkovski, editorial “Rrolet që Fyle nuk i pëlqen”, Nova Makedonija
Politikanët tonë nuk duan të bëjnë marrëveshje mbi asnjë pikë, e për këtë shkak e duam Fyle për gjyqtar futbolli i cili do të ndajë  kartonat e kuq dhe të verdhë. Një nga emrat e mundshme të shtetit duhet të jetë Republika Fyle e Maqedonisë, me emrin e mesëm si prind ose kujdestar.

Sasho Klekovski, kolumna “Fqinjësi e mirë”, Nova Makedonija
Në vend se të vuajmë për fatin e rëndë me fqinjët tonë, duhet filluar prej diku. As marrëveshjet mes Gjermanisë dhe Polonisë, ose mes Hungarisë dhe Slovakisë nuk kanë qenë të lehta.

Nada Pop Jordanova, kolumna “Fytyra e ndryshuar e familjes”, Nova Makedonija
Që të kompensohet gjenerata e vjetër, është e domosdoshme lindja e 2,1 fëmije për grua, në vend të mesatares së sotshme prej 1,5 fëmije. Një prej kushteve më të nevojshme për zhvillim të mirëmbajtur është përtërija e kombit.

Lajme të ngjashme

Back to top button