Baronesha Ashton do ti bind autoritetet ta pranojnë emrin ‘Republika e Epërme e Maqedonisë’?

“Republika e epërme e Maqedonisë” është propozimi i mediatorit Matthew Niemetz sipas medieve greke, që është vendosur në tavolinën e negociatorëve grek dhe maqedonas. Deutche Welle në greqisht ka shkruar me detaje lidhur me raundin e fundit të negociatave në New York për zgjidhjen e kontestit të emrit duke theksuar se Athina nuk është e kënaqur nga ky propozim i cili nuk parashikon një emër për përdorim të përgjithshëm  por “për përdorim sa më të gjërë të mundshëm”.

Zyrtarët grek dhe maqedonas nuk zbulojnë asnjë detaj në lidhje me këtë propozim.

Ndërkaq, sipas Tv 24 Vesti, Bashkimi Evropian e dërgon Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Catherine Ashton, të martën në Shkup që të lëvizë përpara kërkesat e BE-së, ndër to dhe zgjidhjen e cështjes së emrit. 

Ajo javën e ardhshme vjen në Beograd dhe Prishtinë dhe do të vijë dhe në Shkup shkruan po i njëjti burim.

Por informacionet e tilla ende mbeten të pakonfirmuara pas që zëdhënësja e baroneshës Ashton, Maja Kocijançiq, nuk ka pasur përgjigje në pyetjen e agjencisë Mia, lidhur me spekulimet se zyrtarja e lartë do të qëndrojë dhe në Shkup, pas vizitës që do t’i bëjë Beogradit dhe Prishtinës. 

Megjithatë, Kocijançiq nuk ka përjashtuar një mundësi të tillë, megjithëse insiston se nuk posedon asnjë informacion mbi këtë çështje.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button