KSHZ refuzoi ankesat e VMRO DPMNE-së

Komisioni Shtetëror Zgjedhor mbrëmë vonë ka vazhduar diskutimin e ankesave të partive politike në lidhje parregullsitë zgjedhore.

Diskutim i nxehtë është zhvilluar në lidhje me ankesat e VMRO-DPMNE-së për rrethin e dytë të votimit në qytetin e Kumanovës.

KSHZ ka shqyrtuar 30 ankesa dhe a refuzuar 29 prej tyre. Vetëm një ka pranuar dhe atë pjesërisht, transmeton Nova. 

Përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Ilija Iloski tha se në këtë qytet ka pasur votime familjare dhe agjitim në vendvotime.

Nga ana tjetër, kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko kërkoi që disa ankesa të shqyrtohen në një grup sepse sipas tij, bëhet fjalë për akuza të njëjta.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button