1 janari ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë, 1 janari 2022 është ditë jopune për të gjithë qytetarët, transmeton Portalb.mk.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët për Vitin e Ri.
Në vitin e ardhshëm 2022 do të vijojnë ditë të reja jopune.
Në përputhje me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë të Veriut në 2022 ditë jo-pune janë:
Për të gjithë qytetarët
- 1 janar (e shtunë), Viti i Ri,
- 7 janar (E premte), Krishtlindja, dita e parë e Krishtlindjes sipas kalendarit ortodoks,
- 1 maj (E diel), Dita e Punës, gjegjësisht 2 maj (e hënë), ditë jopune
- 25 prill (E hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks,
- 2 maj (E hënë), Ramazan Bajrami, dita e parë e Ramazan Bajramit,
- 24 maj (E martë) “Shën Qirili dhe Metodi
- 2 gusht (E martë), Dita e Republikës,
- 8 shtator (E enjte), Dita e Pavarësisë,
- 11 tetor (E martë), Dita e Kryengritjes Popullore,
- 23 tetor (E diel), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, gjegjësisht 24 tetor (e hënë) ditë jopune
- 8 dhjetor (E enjte), “Shën Klimenti i Ohrit”
Për qytetarët e fesë ortodokse
- 6 janar (e enjte), festa e Buzmit, një ditë para Krishtlindjes,
- 19 janar (e mërkurë), Epifania (Festa e ujit të bekuar),
- 22 Prill (e Premte), E Premtja e madhe, e premte para Pashkëve,
- 10 qershor (e premte), Dita e shpirtrave, e premte para ditës së shpirtrave,
- 28 gusht (e diel), Festa e Zonjës së Madhe (Zonjat)
Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare katolike
- 18 Prill (e hënë), Festa e Pashkëve Katolike
- 1 Nëntor (e martë), Festa e të gjithë Shenjtorëve
- 25 dhjetor (e diel), dita e parë e Krishtlindjeve katolike.
Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare islame
- 09 korrik (e shtunë), Kurban Bajrami, dita e parë e Kurban Bajramit,
Festa për pjesëtarët e popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut
- 22 Nëntor (e martë) – Dita e Alfabetit Shqip
Festa për pjesëtarët e popullatës serbe në RMV
- 27 Janar (e enjte) – Festa e “Shën Savës”
Festa për pjesëtarët e popullatës rome në RMV
- 8 Prilli (e premte) – Dita Ndërkombëtare e Romëve
Festa për pjesëtarët e popullatës së vllahëve në RMV
- 23 Maj (e hënë) – Dita Kombëtare e Vllahëve
Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në RMV
- 5 nëntor (e mërkurë), Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit
Festa për pjesëtarët e popullatës boshnjake në RMV
- 28 Shtatori (e mërkurë) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve
Festa për pjesëtarët e popullatës turke në RMV
- 21 Dhjetori (e mërkurë) – Dita e Arsimit në Gjuhën Turke.