LASH: Të hapet paralelja e parë shqipe e artit figurativ

Lidhja e arsimtarëve shqiptarë (LASH), me Nuhi Dardhishtën në krye, janë të kënaqur me Konkursin e Ministrisë së arsimit për regjistrim nëpër shkollat e mesme.

Ai kërkon më shumë angazhim nga ana e arsimtarëve të artit figurative dhe të mundësojnë të hapet për herë të parë paralele e mesme shqipe në nivel republikan në artin figurativ.

Edhe këtë vit, problem nuk është te mungesa e paraleleve por te orientimi profesional.

“Ministria e arsimit Konkursin e ka përgatitur bashkë me ne, ka më shumë paralele e vende të lira se vetë nxënës. Por duhet këtë vit përfundimisht të mos lejojmë dështimin e paraleles së vetme shqipe në shkollën e artit figurative ‘Lazar Liçenovski’, le të përkushtohen arsimtarët të përgatisin nxënësit dhe të hapet kjo paralele përfundimisht’ apelon Dardhishta.

Sipas Dardhishtës, vlen të përshëndet edhe mundësia për të hapur dy paralele në shkollën e mesme të edukatës fizike në Shkup, ndërsa edhe shtimi i paraleleve shqipe në Sh.M. ’Cvetan Dimov’ Shkup.

Sa u përket shkollave elite si ‘Zef Lush Marku’, Dr’Pançe Karagjozov’, ‘Arseni Jovkov’…ka numër të njëjtë të paraleleve shqipe./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button