Panairi i karrierës, bursa dhe mundësi më shumë për studentët e ardhshëm

Për tre ditë me radhë, në Panairin e Shkupit, në kuadër të manifestimit ‘Ditët e arsimit dhe karrierës’ studentët e ardhshëm kanë mundësi të njoftohen për së afërmi me ofertat e Universitareve të vendit dhe nga jashtë.

Partner i Panairit është Kompania indiane ‘Sel Global’ e cila paralajmëroi investime kapitale në sferën e arsimit në Maqedoni, kështu të paktën tha menaxheri i saj Gaurav Semvall.

‘Projekti i cili do të zhvillohet në Maqedoni përfshin hapjen e një çerdhe për fëmijë , shkollë të mesme dhe ndihmë Qeverisë së Maqedonisë për themelimin e një kampusi të madh universitar ne Veles. Shkolla e mesme do të fillojë me punë prej vitit shkollor 2014/2015 dhe do të jetë shkollë me standarde evropiane’ tha Semvall.

Ndërkohë në hapjen e manifestimit morri pjesë edhe ministri për arsim dhe shkencë Pançe Kralev.

‘Studentët do të mund të marrin informacione nga më shumë se 40 universitete të 16 vendeve të ndryshme, me mbi 170 fakultete dhe programe studimore’ tha Kralev.

Përveç kësaj disa nga Universitete do të ndajnë dhe bursa për kandidatet më të mirë qe do të aplikojnë gjate ditëve te mbajtjes se manifestimit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button