‘Najden’ pagëzohet foshnja e gjetur në Haraçinë

Foshnja e cila të dielën është gjetur në një oborr të shtëpisë në fshatin Haraçinë të Shkupit, e cila kishte gjuhën e prerë dhe lëndime të rënda trupore është pagëzuar me emrin ‘Najden’ nga mjekët e spitalit të fëmijëve ku është për momentin.

Mjekët kanë thënë se prej dje foshnjës i është përmirësuar gjendja shëndetësore dhe se gjendet në sektorin për kujdes intenziv në Shkup, shkruan Dnevnik.

Foshnja për të cilën ende nuk është konstatuar se kush e ka malltretuar, e ka marrë emrin Najden nga ana e mjekëve, sepse ka pasur fatin të mbetet i gjallë.

‘Najden prej dje është gjendje stabile. Ka humbur pak në peshe, por kjo është normale. Për shkak të lëndimeve nuk kemi mundësi ta ushqejmë. Për këtë moment nuk ka mundësi të tregojmë çfarë lëndime në tru ka foshnja’ tha Aspazija Sofijanova, mjeke./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button