Komisari Stefan Fule viziton Shkupin

Komisari Fule sot do të realizojë vitzitë në Shkup në suaza të raundit të katërt të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD).

Sipas agjendës së tij, Fule dhe Drejtori i Drejtorisë për zgjërim Stefano Sannino do të takohen me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me zv/kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi si dhe me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Gjatë takimeve Fule pritet të diskutojë dhe për arritjet e Maqedonisë në disa sfera të Dialogut aderues në nivel të lartë (HLAD), për dialogun politik, si dhe zgjedhjet lokale, duke marrë parasysh se ndjeken, siç tha, nën llupë nga vendet anëtare të Unionit, e për çka shumë me rëndësi është që vendi të marrë vlerësim pozitiv.

Së shpejti pritet publikimi i raportit të ri të KE-së, gjegjësisht më 16 prill,  i quajturi raporti pranveror për ecurinë e Maqedonisë kundrejt BE-së nga i cili dhe varet data e bisedimeve të Maqedonisë me Brukselin. 

Maqedonia, si që tha para disa ditëve zëvendëskryeministri për eurointegtrime Fatmir Besimi, pret që KE-ja të përgatis raport kredibil dhe objektiv për procesin e reformave në sferën e gjyqësisë, sundimit të së drejtës, për reformat në adminsitratën publike, lirisë së mediave, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ekonominë funksionale të tregut.

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button