Kapixhik numër 2

Erol Rizaov, kolumna  “Plaku nga rruga Maksim Gjorgji” , Utrinski vesnik
Rizaov shkruan për “ heroin”  e zgjedhjeve lokale të komunës Qendër, të shkretin xhaxha të sjellë nga Pusteci e i cili e ka harruar adresën e tij të re, kur i rrethuar nga gazetarët, në vend se të thotë  “Maksim Gorki “ , përgjegjet se jeton në rrugën “Maksim Gjorgji”. Rizaov mendon se skandali Pustec është njollë e madhe morale dhe se fitorja e blerë nuk është fitore por tatim i varfërisë. Humbja e Todoroviqit është më së paku e tij,  është porosi deri te Gruevski : zgjedhjet e humbura në komunën më të pasur dhe më urbane, me shkallën më të lartë të treguesve ekonomik, punësim më të vogël dhe shkallë më të lartë edukimi dhe ku pushteti hodhi më së shumti të holla për një projekt   jashtëzakonisht të shtrenjtë.

Aleksandra M. Mitevska, koment “Zgjedhje  të cilat nuk sollën ndryshime” , Utrinski vesnik
Komenti I Utrinski i analizon rezultatet zgjedhore që e kanë domethënien  një fryme të fortë kundrejt lundrave të dy partive qeveritare. Edhe pse opozita i kritikon metodat e pushtetit, pozitat dhe resurset e partive qeveritare janë të përforcuara  kështu që kritikët e tyre duhet të jenë  të vetëdijshëm se në zgjedhjet e ardhshme, sido që të jenë, do të kenë kundërshtarë edhe më të fortë.

Dimitar Çulev, koment  “Beteja e tretë kosovare” , Utrinski Vesnik
Argumentet me të cilat Beogradi do ta ruan, nëse guxon, lidhjen e ngushtë me Serbët e Kosovës, do të jetë shembull shkollor për presedan, si që edhe njohja e Kosovës ishte presedan. Sipas komentuesit, është e qartë se kryesia e shtetit Serb, e ballafaquar me ultimatumin e BE’së për datën e fillimit të negociatave, deri  tani ka shfrytëzuar faktorin kohë dhe ka menduar se Kosova do të vetëdezintegrohet si problem.

Slobodan Najdovski, kolumna  “Porositë nga Qendra” , Utrinski vesnik
Humbja e Todoroviq është para së gjithash humbje e Gruevskit si paraprijës i një politike. Najdovski shënon se pavarësisht nga të gjitha shtypjet, manipulimet dhe parregullsitë nga ana e pushtetit, opozita megjithatë fitoi ose humbi me dallim të vogël në komunat ku kishte kandidatë me autoritet dhe integritet të lartë.

Aleksandar Stankovski, kolumna  “Stil”,  Utrinski Vesnik
Artisti nuk dëshiron t’i shërbejë vetëm artit, ai, si edhe të gjithë njerëzit tjerë dëshiron të jetë i lirë dhe ti shërben vetvehtes. Për Stankovskin, individët e shtyer nga  e keqja kënaqen duke shkaktuar urrejtje, konflikte dhe rrënim, e në këto kohë të vështira hypin në skenë dhe shpërndajnë vibracione negative dhe të këqija kudo përreth tyre.

Branko Gjorgjevski,  koment  “Edhe një alibi deri te Crvenkovski“,  Dnevnik
Me imponimin e tezës se ka ndodhë falsifikim zgjedhor, opozita edhe gjatë kohë do të harxhojë energji kot, jomjaftuese për arritjen e qëllimit të dëshiruar. Sipas komentuesit, edhe opozita edhe shoqëria  në përgjithësi do të bëhen  pengje të paaftësisë së dikujt që të ballafaqohet me pyetjen nëse duhet  liruar vendi njerëzve tjerë e të cilët kanë mënyrë se si ta gjejnë rrugën deri te votuesi.

Hristo Ivanovski, kolumna  “Pajtimi me alfabetin cirilik“
Ivanovski  jep një qasje kah protestat e Zagrebit kundër aplikimit të qirilicës në Vukovar,  Kroaci. Pyetja është se kur dhe nëse do të vjen koha Vukovari të bëhet dygjuhësor sepse kjo ka dimension historik për vuajtjen e një populli, shumë emocine dhe gjak. Projekti i dygjuhësisë në Vukovar tani është  ne mes të planeve të qeverisë në Zagreb për vendosjen e tabelave serbe në rrugë, institucione, objekte publike, në mesin e të cilave gjendet edhe Shoqata e mbrojtësve.

Toni Naunovski, kolumna   “Grushti përfundimtar politik është i domosdoshëm” ,  Dnevnik
VMRO – DPMNE duhet patjetër të jep grushtin përfundimtar  dhe plotësisht ta  mposhtë SDSM sepse partia opozitare, duke vazhduar praktikimin e politikave humbëse dhe antimaqedonase, do të ketë rënie konstante të rejtingut. Një nga qëllimet më të rëndësishme të VMRO – DPMNE si dhe çdo Maqedonasi pas zgjedhjeve lokale duhet të jetë fitorja mbi të menduarit politik të LSDM,  e humbja e tyre të jetë fitore maqedonase.

Ilija Dimovski, kolumna  “Asgjë nuk do të ndryshojnë”  , Dnevnik
Kolumnisti e shpreh bindjen se udhëheqësia aktuale e LSDM  do të vazhdojë me politikat e njëjta të sjelljes së konflikteve dhe kaosit në shoqëri. Qindra të rinj dhe njerëz me vlera në LSDM  po e harxhojnë autoritetin vetëm për shkak të narcisoizmit, arrogancës dhe paaftësisë së njerëzve udhëheqës.

Slagjana Dimishkova, koment  “Mos e ndërroni Crvenkovskin, ndërrojeni popullin” , Nova Makedonija

Zgjedhjet lokale janë vetëm edhe një provë se partisë opozitare i duhet reformë shumë serioze e jo vetëm ndryshim i liderit. A duhet ti besohet njeriut i cili është më i miri në ndryshimin e qëndrimit, shkojmë – nuk shkojmë në zgjedhje,  përfundon komenti

Kirço Arsovski, kolumna  “ Njerëz nervoz”, Nova Makedonija
Kolumnisti thotë se cilido qoftë zgjedhur në zgjedhje, në fund të mandatit do të jetë i përmirësuar së paku 20 kg.

Jovanka Kepeska, kolumna  “Hapur për pyetjet pas zgjedhjeve” , Nova Makedonija
Duke e përkujtuar marrëveshjen e partive politike në prezencë të përfaqësuesve të BE, Kepeska fokusohet mbi dialogun e mundshëm për pyetjet me rëndësi shoqërore pa paragjykime. Ndodhitë e 24 dhjetorit, demokratizimi i shoqërisë dhe zgjedhja  e problemit me emrin, pasojat nga ndarja territoriale dhe sovraniteti faktik, janë pyetje me kuptim të tillë.

Milenko Nedelkovski, kolumna “Top 10”,  Veçer
Në vendin e parë në listën e ndodhive që i dhanë shenjë javës, sipas Nedelkovski’t është  Danailov Frçkoski, ndërsa në vendin e 10të , fakti se Branko ka fituar vetëm 4 komuna, gjë që nuk është as 5%, dhe më pak se BDI. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button