KE: presim raportin e OSBE-së, Fule që sonte në Shkup

Komisioni Evropian do t’i presë vlerësimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale në Maqedoni, dhe pastaj dhe ky trup i Bashkimit Evropian do të jep koment. 

“Komisioni do të komentojë pasi që do të shpallen rezultatet përfundimtare dhe pasi që do ta shohim vlerësimin e OSBE-së madje atëherë edhe ne do ta tregojmë qëndrimin tonë”, theksoi zëdhënësi i euro-komisarit për zgjërim Stefan Fule, Peter Stano i cili konfirmoi se komisari Fule nesër do të realizojë vitzitë në Shkup në suaza të raundit të katërt të Dialogut inkuadrues të nivelit të lartë (HLAD).

Sipas agjendës së tij nesër pasdite, Fule dhe Sanino do të takohen me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe me zv/kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi si dhe me liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Gjatë takimeve Fule mes tjerash pritet të diskutojë për zgjedhjet lokale si dhe për mënyrën e tejkalimit të ngërçit politik mes pushtetit dhe opozitës maqedonase.

Së shpejti pritet publikimi i raportit të ri të KE-së, i quajturi raporti pranveror për ecurinë e Maqedonisë kundrejt BE-së nga i cili dhe varet data e bisedimeve të Maqedonisë me Brukselin. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button