Majko përgëzon shqiptarët për zgjedhjet në Maqedoni

Ish-kryeministri shqiptar dhe një nga krerët e PS-së në Shqipëri, Pandeli Majko ka uruar shqiptarët me rastin e zgjedhjeve të djeshme dhe fitoren e Strugës. 

“Në zgjedhjet lokale në Maqedoni fitoi bashkimi i shqiptarëve. Struga u fitua ashtu sic pritej, nga kandidati shqiptar. Kjo që ndodhi për shqiptarët e Maqedonisë nuk është vetëm një fitore zgjedhore. Ajo do të shfaqet si një status i ri për shqiptarët në historinë e re që Kërcova dhe Struga shkruajtën në këto zgjedhje lokale. Ju lumtë vëllezër dhe motra”, ka shkruar Majko në profilin e tij në facebook.

Majko mesazhe të njejta përcolli edhe me rastin e fitores së komunës së Kërçovës dy javë më parë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button