Pendarovski kërkoi edhe personat e fuqishëm të dënohen për korrupsion, jo vetëm ato të eshalonit të dytë dhe tretë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në Ditën ndërkombëtarë kundër korrupsionit vlerësoi që korrupsioni është keqpërdorimi i funksioneve publike për përfitime personale në llogari të interesit publik, transmeton Portalb.mk.

“Në planin ekonomik, e shkatërron konkurrencën e lirë në treg, ndërsa në planin politik, e zvogëlon besimin në institucione”, deklaroi Pendaorvski për korrupsionin, duke theksuar që efekti më i rëndë është ajo që qytetarët e revoltuar dhe apolitik kanë humbur shpresat se zëri i tyre do të mund të bëjë dallimin.

Ai theksoi që korrupsioni është i padrejtë, pasi përdor standarde të dyfishta dhe e shkatërron barazinë para ligjit.

“Viktima të korrupsionit janë edhe të rinjtë që nuk mund të punësohen, punëtorët e kualifikuar të cilët nuk marrin pagën përkatës për punën e tyre, pensionistët që nuk kanë para për barnat e tyre dhe mjekësia cilësore”, deklaroi Pendarovski, duke numëruar edhe varfërinë e fëmijëve.

Ai vlerësoi që duhet t’i japim përkrahje Komisionit Shtetëror anti-korrupsion, gjyqësorit dhe prokurorisë dhe institucioneve tjera për shkatërrimin e korrupsionit.

“Shumë është me rëndësi, dënimet mos të kufizohen vetëm te personat nga eshaloni i dytë ose tretë i qeverisjes, por të përfshijë edhe të fuqishmit”, deklaroi Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button