TM: Arrestimi i gazetarit, politikë e rrezikshme qeveritare

Në raportin e muajit maj, organizata joqeveritare “Transparencë Maqedoni” shkruan se veprimet e policisë gjatë arrestimeve për rastin të njohur me emrin “Oreshe”në mesin e të cilëve ishte edhe gazetari Tomisllav Kezharovski, janë të papërshtatshme dhe të rrezikshme.

“Nga xhirimet e publikuara nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, opinioni ka mundur të sheh shembull klasik të dhunës policore. Është e vërtetë që gazetari i arrestuar nuk ka qenë i sulmuar fizikisht dhe i rrezikuar nga dhjetëra policë të njësisë speciale, por vetëm prania e tyre në numër kaq të madh, koha e arrestimit dhe i gjithë “aksioni”, është bërë sikur të bëhet fjalë për ndonjë kriminel të rrezikshëm. E gjithë kjo lë përshtypje të sjelljes joprofesionale të 11 policëve.

Pastaj, habia e përgjithshme e opinionit të ekspertëve dhe opinionit në përgjithësi ishte arrestimi i gazetarit të dyshuar për disa të dhëna që janë publikuar në një shkrim të vitit 2008! Organeve hetuese u janë dashur 4-5 vite për ta lexuar tekstin gazetaresk, për të dërguar njësi policore antiterroriste për burgosjen dhe arrestimin e gazetarit “të rrezikshëm”, thuhet në raportin e Transparencë Maqedoni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button