Ahmeti: Emri duhet zgjidhur urgjentisht dhe vendi të hyjë në NATO

Sot në selinë e partisë në Tetovë, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur Shefin e Zyrës së NATO-s në Maqedoni, z. Aleksandar Aleksandrov.

Kryetari Ahmeti edhe në këtë takim falëmnderoi aelancën veriperendimore për gjithë kontributin e dhënë në vitet e kaluara për paqën dhe stabilitetin, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajonin e Ballkanit.

Në takim miqësor dhe me mirëkuptim të ndërsjellë u diskutua rreth aktualiteteve politike në vend si dhe për urgjencën e integrimit të Maqedonisë në NATO

Shefi i Zyrës së NATOsë në Maqedoni falëmnderoi Kryetarin Ahmeti për kontributin dhe mbështetjen e parezervë të tij për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe e përshëndeti rolin konstruktiv të Kryetarit Ahmeti ne ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.

Bashkëbiseduesit njëzëri u dakorduan për nevojën urgjente të zgjidhjes së çështjes së emrit dhe të anëtarësimit të vendit në NATO. Kontesti për emrin e vendit me fqiun jugor duhet të tejkalohet sa më parë në mënyrë që vendi të anëtarësohet në NATO.

Shefi i NATOsë për Maqedoni theksoi që aleanca po i përcjell proceset në Maqedoni me kujdes dhe i mirëpret të gjitha përpjekjet, në mes tjerash edhe atë të BDIsë dhe Kryetarit Ahmeti për integrim sa më të shpejtë të vendit në Aleancën Veri-Atlantike.

Të dy bashkebiseduesit u dakorduan se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të ndihmojë për prosperitetin e vendit si dhe do të kontribuojë në stabilizimin e rajonit.

Gjatë takimit gjithashtu u diskutua për tema të tjera politike nga vendi si dhe u bisedua per maredheniet ne rajonin e Ballkanit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button