Sheshelji: ”Serbi e Madhe që do ta përfshijë edhe Maqedoninë”

“Bosnjë serbe, Hercegovinë serbe, Maqedoni serbe dhe Kroaci serbe – ky është qëllimi im”. 
Këto janë fjalët e ish-kryetarit të Partisë radiakle serbe, Vojisllav Sheshelj, para prokurorëve në rastin kundër Radovan Karaxhiqit në Hag.

“Ky ka qenë dhe akoma është qëllimi im, por kjo tashmë nuk është qëllim i Serbisë dhe i udhëheqësisë aktuale serbe. Ky ështl qëllimi i Partisë radikale serbe, por jo edhe i partive të tjera”, theksoi Sheshelji.

Shesheli është kategorik se “në Serbinë e tij asnjëherë nuk do të ketë pakica, por vetëm unitet kombëtar ndërmjet serbëve ortodoksë, serbëve katolikë, serbëve muslimanë dhe serbëve ateistë”.

“Unë edhe sot vazhdoj të mendoj se Drina është lumë që rrjedh nëpër zemër të Serbisë. Kufiri përgjatë tij është artificial dhe nuk do të mbijetojë. Askush nuk mund ta ndajë përgjithmonë popullin serb”, konstaton udhëheqësi radikal serb, njofton portali actualno.com. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button