Sot mbahet provimi nga lënda e dytë e maturës shtetërore

Në shkollat e mesme në Maqedoni, sot prej orës 10 do të mbahet provimi i lëndës së dytë – lëndë zgjedhore nga provimi i maturës shtetërore. Testimi për gjuhë të huaj ose matematikë, përkatësisht estetikë ose filozofi, do të zgjasë tre orë.

Ashtu sikurse edhe gjatë viteve të kaluara, interesi më i vogël është për matematikë se sa për gjuhët e huaja. Për nivelin bazë të matematikës janë paraqitur 2.184 nxënës, që është përafërsisht i njëjtë me vitin e kaluar (0,05 për qind më shumë), ndërsa vetëm 13 nxënës do janë paraqitur për nivelin e avancuar të matematikës, që është më pak për gjashtë maturantë, ose ka rënie për 31,9 për qind.

Te gjuhët e huaja, numër më të madh ka te gjuha angleze dhe gjermane, ndërsa është zvogëluar numri I nxënësve të paraqitur për gjuhën franceze dhe ruse. Për gjuhën angleze, në provim do të hyjnë 16.498 nxënës, përkatësisht 1,59 për qind më shumë se sa vitin e kaluar, ndërsa në testin për gjuhën gjermane do të hyjnë 212 nxënës, që është për 42,2 për qind më shumë nga viti i kaluar. Për gjuhën franceze, numri i të paraqiturve sërish ka rënë, dhe sivjet në këtë provim do të hyjnë 188 maturantë, 36,2 për qind më pak nga viti 2011/2012. Edhe për testin e gjuhës ruse ka interes më të dobët, në provimin do të hyjnë 46 maturantë, 20 më pak nga viti i kaluar, që është rënie për 30,3 për qind.

Maturantët e shkollave të artit, për lëndë zgjedhore e kanë filozofinë dhe estetikën. Për 50 për qind ka më pak të paraqitur për filozofi, 12 kundrejt 24 nxënësve nga viti i kaluar, ndërsa 76 ose më shumë se 22,5 për qind nga viti i kaluar janë paraqitur për testin e estetikës.

Këtë vit për maturë shtetërore janë paraqitur gjithsej 19.289 kandidatë. Të shtunën e kaluar ata kanë hyrë në provimin e pjesës së parë të testit- lëndën obliguese të gjuhës dhe literatures amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht).

Testimin do ta vëzhgojnë rreth 2.000 testues. Rezultatet e para priten për një muaj. Kandidatët e pakënaqur kanë mundësi për ankesë, ashtu sikurse vitin e kaluar, dhe kjo do t’u kushtojë 1.000 denarë.

Maturantët të cilët nuk do ta japin maturën shtetërore ose do të japin vetëm një lëndë në afatin e qershorit, do të kenë mundësi të dytë në afatin e ardhshëm, edhe atë më 13 gusht për gjuhën amtare dhe më 15 gusht për lëndën zgjedhore. Kjo është gjenerata e gjashtë e cila hynë në provimin shtetëror, që nga miratimi i tij. Provimi është kusht që maturanti të regjistrohet në fakultet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button