Gjendet trupi i një gruaje në ujërat e lumit Treska në Kërçovë

Një grua nga Kërçova që ka qenë e paraqitur  si e humbur, është gjetur e vdekur në ujërat e lumit Treska.

Siç informuan nga policia, bëhet fjalë për pesëdhjetë e gjashtë vjeçaren Vesellka S. që është paraqitur si e humbur që nga 30 prilli i këtij viti. Trupin e saj e ka vërejtur një kalimtar rasti në vendin e quajtur Llag në Kërçovë. Ai ka vërejtur trupin e gruas në ujërat e lumit me ç’rast menjëherë e ka thirrë policinë e cila e ka nxjerrë trupin dhe e ka identifikuar atë. Trupi është dorëzuar për t’u bërë obduksion, pas të cilit do të dihen shkaqet e vdekjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button