Escobar – Osmani: Është momenti që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me BE-në (VIDEO)

Maqedonia e Veriut duhet të ketë vend të merituar në tavolinën e vendeve anëtare të BE-së, kështu ka porositur përfaqësuesi special i SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimit që zhvilloi sot në Shkup me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. Ai tha se, SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane, si dhe vazhdimin e procesit të reformave që ajo të bëhet realitet, shkruan Portalb.mk.

“Nuk kemi vetëm partneritet, kemi miqësi, aleancë që e marrim me shumë seriozitet pasi nuk ndajmë vetëm ndajmë interesa të përbashkëta por ndajmë vlera. Mbështesim integrimin e fortë për integrimin e shpejtë të shtetit tuaj në BE. Ne jemi duke punuar me partnerët tanë në BE që ta bëjmë të mundur një gjë të tillë shumë shpejtë. Pajtohemi të gjithë së Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, kulturalisht, historikisht, ekonomikisht, prandaj dhe ju duhet të keni një karrike në tavolinë”, tha Escobar në konferencën e përbashkët për media me Osmanin.

Ai po ashtu, shprehi falënderim për partneritetin e SHBA-së me Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se, ajo nuk është vetëm partneritet, por miqësi dhe aleancë.

“Ne ndajmë vlera të përbashkëta të cilët janë në themelet e strategjisë sonë të vlerave të ndara. E shpreh falënderim tonë të Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin në NATO”, shtoi Escobar.

Ndërkohë, Osmani tha se, SHBA luan rol kyç në stabilitetin e RMV-së dhe se së bashku, siç  shpreh ai “kemi transformuar shtetin tonë dhe i kemi përmirësuar raportet tona me fqinjët”. Ai tha se, SHBA ka ndikuar në ruajtjen e demokracisë e qetësisë së shtetit prej pavarësimit dhe se është i bindur se do të ndihmojnë seriozisht edhe për tejkalimin e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

“Nuk ka dyshim se perspektiva evropiane e Ballkanit perëndimor është investimi më i sigurt i stabilitetit në rajon. Tash është momenti që BE të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe kjo do të ishte një konfirmim i madh për ne që tu mbetemi të përkushtuar reformave demokratike dhe të përshpejtojmë integrimin tonë evropian. Së bashku me aleatët tanë punojmë së bashku dhe me përkushtim për ardhmëri më të mirë në rajon dhe nuk guxojmë të lejojmë kthimin e politikave të viteve 90-ta. Në plan bilateral jemi të fokusuar të përforcojmë luftën kundër terrorizmit. Shpresoj se interesi i investitorëve do të vazhdojë”, tha Osmani.

Po ashtu,  bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për marrëdhëniet bilaterale duke i vlerësuar si jashtëzakonisht të afërta dhe miqësore, të bazuara në partneritet strategjik dhe u pajtuan që në periudhën e ardhshme të punojnë për avanicimin e mëtutjeshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit. Në kontekst të bashkëpunimit ekonomik, shprehën kënqësi nga hyrja e kompanisë “BECHTELL”, e cila do të ndërtojë segment jashtzakonisht të rëndësishëm të Koridorit 8 në shtetin tonë, ndërsa theksuan dëshirën se interesimi i investitorëve amerikanë për vendin do të vazhdojë të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button