Gruevski kundër portaleve: ‘Përhapin teza se qeveris në mënyrë jo-demokratike’

Kryeminsitri, Nukolla Gruevski i ka quajtur teza të shtrembëruara të personave të lustruar, akuzat që i bëhen qeverisjes së tij se po drejton vendin në mënyrë jo demokratike.

“Këto teza të shtrembëruara dhe artificiale janë vepër e personave të lustruar, OJQ-ve dhe portaleve të ndryshme, të financuar nga burime të diskutueshme”, ka thënë Gruevski.

Ai ka shtuar se me reklamat që bën qeveria, nuk synohet që gjendja në vend të paraqitet, e ndryshme nga ajo që është realisht, por që të informohen qytetarët dhe se nuk ka premtuar çudira, porse do të punojë për ndryshimin e situatë, me punë të mundimshme.

Gruevksi ka ironizuar liderin e ri të opozitës, pa ja përmendur emrin, duke thënë se ai thotë se vetëm një ditë të javës do të jetë kryetar komune, ndërsa ditë tjera ja udhëheqin atë.

“Kjo është njëlloj, sikur mua të më zgjedhin kryeministër dhe unë të punoj vetëm një ditë dhe pastaj të them, se kam punë tjera më të rëndësishme”, ka theksuar kryeministri, Gruevski në solemnitetin e shënimit të 22 vjetorit të themelimit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Back to top button