“Megjashi”: Dhuna nga shoqëria bartet në shkolla

Rezultatet e analizës të cilën e zbatoi Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” tregojnë se ekzistimi i komunikimit ndërmjet nxënësve të përkatësive të ndryshme etnike është fatktor bazik që ndikon në klimën e përgjithshme të marrëdhënieve ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme.

Kjo analizë u realizua në pesë shkolla të Shkupit në kuadër të programit “Arsimi paqësor”.

Nga “Megjashi” thonë se edhe përkundër vështirësive dhe pengesave në të cilat has, arsimi paqësor jep rezultate inciale që janë inkurajuese.

Nga ambasada e parë e fëmijëve poashtu thonë se edhe përkundër projekteve të ndryshme dhe startegjive për zvogëlimin e dhunës, rezultatet janë mezi të dukshme për shkak se frustracionet dhe dhuna nga shoqëria në përgjithësi barten nëpër shkolla.

“Atmosfera e përgjithshme në shoqëri, në përgjithësi është tepër demotivuese për shkak se dhuna gjenerohet në nivele të ndryshme dhe bartet nëëpr shkolla. Pasqyra për gjendjet nëpër shkolla është e “kontaminuar” deri në një shkallë nga pasqyra “e madhe” aktuale që ekziston në shoqëri. Aktivitetet e këtilla vetëvetiu nuk mund të arrijnë rezultate të dukshme pozitive, një hap të madh përpara në tejkalimin e situatës, veçanërisht jo në në një kohë të shkurtër. Shkollat nuk janë hapësira të izoluara… Prandaj u bëjmë apel organizatave qytetare, mediave, institucioneve që t’i bashkojmë forcat dhe të sigurojmë shkolla ku paqja dhe mosdhuna do të jenë vlera themelore. Pushimi veror le të paraqesë fillm të mendimit të të gjithë atyre që kanë përgjegjësi për të rinjtë, për atë se si në fillim të vitit të ardhshëm shkollor të kemi shkolla pa dhunë”, thuhet në njoftimin e “Megjashit”.

Dy hulumtimet e “Megjashit” u realizuan në vitin 2011 kur u anketuan 370, dhe në vitin 2012, kur u anketuan 325 nxënës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button