Prodhuesit në RMV kundërshtojnë heqjen e qeseve plastike nga përdorimi

Prodhuesit në Maqedoninë e Veriut reagojnë ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi dhe zëvendësimi i tyre me ato biodegraduese, raporton EN. Drejtues të Lidhjes së Odave Ekonomike thonë se ky vendim do të mbyllë dhjetëra kompani dhe do të lerë pa punë qindra qytetarë.

Ata thonë se vendimi është drastik pasi ata nuk janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit.

Një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut u ndalua përdorimi i qeseve plastike, përveç atyre biodegraduese. Qytetarëve do t’u duhet të paguajnë 15 denarë, apo rreth 25 cent.

Inspektorët e tregut do të kontrollojnë nëse ligji po zbatohet siç është parashikuar, nëse tregtarët mbajnë shënime për numrin e qeseve të shitura sipas çmimit të përcaktuar prej 15 denarësh, dhe në rast se vërejnë shkelje mund të vendosin gjoba prej 1.000 deri në 20.000 euro, në varësi të madhësisë së kompanisë dhe llojit të shkeljes.

Duke nisur nga sot, për herë të parë vendoset edhe ndalesa e përdorimit të paketimeve plastike për një përdorim në zonat e mbrojtura.

Të ardhurat e mbledhura nga rritja e çmimit për qeset biodegraduese do të shfrytëzohen për një fond të posaçëm për mjedisin jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button