Kujdes në punë, prej sot do të dënoheni për maltretimin e të tjerëve

Prej sot fillon zbatimi i Ligjit për shqetësim psikik, fizik dhe seksual ose i ashtuquajturi Ligji për mobing. 

Nga Lidhja e Sindikatëve të Maqedonisë (LSM) apelojnë që të gjithë punëtorët që janë viktima të ndonjëri nga ky lloj i shqetësimit këtë ta denoncojnë dhe ta sigurojnë mbrojtjen që ua ofron Ligji.

“Prej sot të gjitha koleget dhe kolegët tonë që janë viktima të shqetësimit psikik, fizik ose seksual t’u drejtohen përfaqësuesve juridikë të LSM-së, por edhe në Zyrën për antimobing pranë LSM-së, tha në konferencën për shtyp, kryetari i LSM-së, Zhivko Mitrovski.

Ai tha se ligji është bazë për sigurimin e mjedisit të shëndoshë të punës, ndërsa analizat kanë treguar se si rezultat i mobingut shteti humb rreth 1,7 milionë denarë në muaj, si rezultat i shërimit të viktimave të mobingut, tha Mitrovski. 

Ai apeloi të gjithë punëdhënësit t’i përmbahen afatit ligjor prej 3 muajsh për t’i informuar të gjithë të punësuarit për ligjin. Nga LSM-ja janë të kënaqur me zgjidhjen ligjore, dhe veçanërisht nga sanksionet rigoroze, që parashohin prej 5 deri në 6 mijë euro për të gjithë punëdhënësit që nuk i zbatojnë masar që kanë të bëjnë me Ligjin për mobing ose deri në 4 mijë euro për personin që bën mobing, si dhe kompensimin e paraparë të dëmit për të gjitha viktimat e shqetësimit psikik, fizik ose gjinor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button