Edhe serbi Suçeviq kafshatë e lehtë për Ditin

Në xhiron e dytë të turneut ndërkombëtar “FUTURE” që po zhvillohet në Beograd, tenisti shqiptarë, Shëndrit Deari ka fituar serbin Luka Suçeviq me 2-0 në geme, 6:2 dhe 6:2 në setë dhe tani në xhiron e tretë e pretë një përballje më serioze, ku në duel do të ketë tenistin kroat Ivan Sabanov. 

“Janë ndeshje të vështira, pasi që çdo ditë ke duelin e radhës ndërsa kundërshtarët vijnë e bëhen më të fortë. Gjithsesi edhe me serbin Suçeviq e kalova shumë mirë, është një rezultat i këndshëm dhe në shikim të parë shumë i lehtë, pasi e kam mundur 2-0 në geme, duke më marrë vetëm nga dy sete”, ka thënë Deari për “Portalb”

Lajme të ngjashme

Back to top button