Dorëhiqet shefi i shtabit të ushtrisë libiane

Shefi i shtabit të ushtrisë libiane Youssef al-Mangoush raportohet se ka dhënë dorëheqje pasi 30 persona humbën jetën në përleshjet në mes të luftëtarëve të brigadës Mburoja e Libisë dhe protestuesve, në Bengazi.

Dorëheqja e tij është pranuar.

Përleshjet shpërthyen kur protestuesit u mblodhën jashtë zyrave të selisë së Brigadës Mburoja e Libisë në Bengazi, duke kërkuar shpërbërjen e saj.

Qeveria libiane ka pasur vështirësi në shtrimin e autoritetit gjithandej Libisë që nga rrëzimi i regjimit të Muamer Gadafit në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button