Mëngjesin e sotëm ka rënë borë në Mavrovë, Kodër të Diellit dhe Ponikvë
Pritjet e meteorologëve u realizuan mëngjesin e sotëm dhe në disa qendra skijimi në Maqedoninë e Veriut, tashmë ka rënë borë, shkruan Portalb.mk.
Gjegjësisht, borë ka pothuajse në të gjitha malet më të larta në vend, ndërsa sipas video kamerave të “skimacedonia.mk”, shihet qartë mbulesa e formuar e borës në qendrat më të njohura të skijimit në vendin tonë.
Paraditen e sotme borë ka rënë në Mavrovë, Kodër të Diellit, si dhe në Ponikvë.