Bujar Osmani nga Bullgaria: Duhet të përqendrohemi te të lënduarit, te identifikimi viktimave dhe te hetimi

Sot në Bullgari arriti edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili do vizitojë të lënduarit në aksidentin tragjik ku humbën jetën 45 persona dhe7 të tjerë u lënduan nga djegia e autobusit që kthehej nga Stambolli i kompanisë “Besa Trans- Shkup”, transmeton Portalb.mk.

Në daljen e tij para mediave dhe i pyetur nga gazetarët se a do të ketë përgjegjësi si dhe për lëshimet e evidentuara në licencimin e autobusit të kompanisë, Osmani u shpreh se tani duhet të përqendrohemi vetëm në tre momente.

“Është koha që tani të përqendrohemi te të lënduarit, te identifikimi viktimave dhe në realizimin e hetimit. Sapo të përfundojë hetimi, do të ketë kohë për të gjitha çështjet.” tha Bujar Osmani.

Për çështjen e autobusit e mospasjes së licencës Osmani tha se kjo nuk është në fushëveprimin e tij por theksoi se “sërish janë konstatuar anomali dhe hetimi duhet të vazhdojë”.

Për shkaqet e zjarrit qarkulluan dhe vazhdojnë të qarkullojnë fjalë të ndryshme se, mes të cilave thuhet se në autobus kishte pasur karburante dhe mjete piroteknike. Për këto osmani tha se janë spekulime.

“Mendoj se tani nuk është koha të spekulojmë, sepse sërish familjet janë të lënduara, janë në gjendje të rëndë emocionale. Çdo spekulim që nuk është i konfirmuar, vetëm do ta rëndojë në mënyrë shtesë gjendjen e tyre. Tash është koha që të lënduarit të shërohen, të përfundojë identifikimi dhe hetimi të vazhdojë.” tha Bujar Osmani.

Aksidenti ka ndodhur me 23 nëntor rreth orës 02:00 në Bullgarinë perëndimore, pranë fshatit Bosnek, në jugperëndim të Sofjes, në autostradën “Struma”Autobusi mbante targat e Maqedonisë së Veriut. Autobusi është i kompanisë Besa Trans – Shkup” e regjistruar në fshatin Rashçe, komuna e Sarajit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button