Facebook sjell versionin e ri të Home

Facebook ka lëshuar përditësimin e ri për aplikacionin e saj të fundit, Facebook Home, i cili është në dispozicion vetëm në platformën mobile të Google, Android, ndërsa rrjeti social ka njoftuar se versioni i freskuar i aplikacionit sjell funksione të reja, duke përfshirë mundësinë për qasje në aplikacione.

Përveç kësaj, Facebook ka njoftuar se në listën e ndryshimeve përfshihet edhe mundësia për të ndryshuar atë që ke shpërndarë në profil, përkatësisht njerëzit të cilët mund ta shohin postimin e shpërndarë, dërgimin e disa fotografive në një mesazh të vetëm, si dhe përmirësimin e stabilitetit të aplikacionit dhe memories.

Me sa duket, Facebook menjëherë e ka vënë në dispozicion aplikacionin për shkarkim nga Google Play. /infoshqip

Lajme të ngjashme

Back to top button