U kërcënua kryeredaktori i “Bota Sot”
Kryeredakroti i gazetës “Bota Sot” Idriz Morina, të dielën në mbrëmje ka pranuar një telefonatë me mesazhe kërcënuese për të dhe familjen për shkak të shkrimeve të tij.
Kjo u bë e ditur nëpërmjet një reagimi të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Morina e ka paraqitur rastin në polici, dhe është hapur procedura me vlerësimin “kanosje”, sipas procedurës hetimore.
AGK-ja e dënon këtë rast, dhe kërkon nga Policia e Kosovës që ta trajtojë me prioritet.