RRK: Bejta largon nga puna të punësuarit në Komunë

Nga komuna e Gostivarit gjatë dy ditëve të pushtetit të kryetarit të ri Nevzat Bejta janë larguar 200 veta, ka reaguar sot Rilindja Demokratike Kombëtare përmes RRK-së.

“Njeriu i cili mori mandatin në mënyrën më të pistë dhe fitoren më të fëlliqur filloi hakmarrjen e tij ndaj punonjësve të Komunës së Gostivarit dhe institucioneve te tjera prej ditës së parë. Pas urimeve të cilët i merrte ky njeri në zyrën e re, por me qëllimin e njëjtë të shkaktoje zullum filloi me hakmarrjen e tij kundër të punësuarve në Komunën e Gostivarit dhe në Ndërmarrjen Publike Komunale”, thekson Rinia Rilindëse Kombëtare (RRK) në reagimin e saj duke theksuar se kryetari i sapozgjedhur viziton zyrat e komunës dhe kërcënon me largim dhe afate të punësuarit.

Në reagim veç tjerash thuhet se Bejta si kryetar derisa priste qytetarët me llokume, në anën tjetër ka përjashtuar nga puna rreth 200 persona të punësuar në komunë dhe ndërmarrjet komunale. 
RRK thekson se kërcënimet me largime do të vijojnë edhe ndaj të punësuarve të tjerë profesionist.

“Ju mbeteni simbol i hakmarrjes, krimit. Ju jeni personi i cili para qytetarëve qeshni ndërsa kur mbeteni vet angazhoheni për shkatërrim të këtyre qytetarëve dhe qytetit tonë.  Ju dhe qëllimet e juaja të ‘pastra’ për izolimin e qytetit te Gostivarit nuk do të funksionojnë, sepse qytetarët janë të vetëdijshëm për dyfytyrësinë tuaj. Rufi Osmani e çliroi Gostivarit ndërsa ju u rikthyet si hakmarrësi i cili është në funksion të izolimit të këtij qyteti, ju jeni pengesa se pse Gostivari nuk arrin të frymoje lirshëm”, thekson RRK-ja

Lajme të ngjashme

Back to top button