Liria në kërkim të fitores së dytë

Sot vazhdojnë garat në Superligën e Maqedonisë në Baskteboll, ku ekipi shqiptar Liria do të përballet me skuadrën e Kozhufit. Që të dy ekipet në këtë përballje futen me dëshirë për fitore, ndërsa po ashtu në ndeshjet e fundit dy ekipet kanë shënuar fitore shumë të rëndësishme.

Liria ka mundur në Saraj Kumanovën, e nga ana tjetër Kozhuvi si nikoqire ka mundur ekipin e Rabotniçkit. Dueli Liria – Kozhuvi do të luhet në sallën e sportit Dituria në Saraj me fillim në ora 18:30. Në duelet tjera takohen, në super derbin e javës MZT Skopje me Feni Industri dhe Kumanova – Rabotniçki. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 19:00./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button