Për gazifikimin në Maqedoninë e Veriut ka shprehur interesim edhe “Mitsubishi”

Kompania japoneze “Mitsubishi” ka shprehur interesim për ndërtimin e elektranës nga gazi në REK Manasti, për çka janë zhvilluar edhe takime me përfaqësues të SH.A. EMV, transmeton Potalb.mk.

“Delegacion i prodhuesit kine Mitsubishi kanë vizituar Sh.A. EMV dhe REK Manastir me qëllim vlerësimin e mundësive për ndërtimin e elektranës nga gazi me fuqi prej 250 MW në rrethin e REK Manastir”, raportojnë nga SH.A. Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni japonez ka shprehur interesim edhe për pjesë të tjera që janë në kuadër të nevojës për realizimin e “skenarit të gjelbër”.

“Përfaqësuesit e Mitsubishit kanë garantuar që deri në fillim të vitit 2026 do të vendosin në funksion centralin e gazit në REK Manastir”, njoftojnë nga SH.A. EMV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button