Saraçini: Angazhimet për tërheqjen e investimeve të huaja direkte japin rezultate

Xhonson Kontrolls  dhe Xhonson Meti pas 20 viteve e ndryshuan strukturën e eksportit të ekonomisë të Maqedonisë dhe në vend që të eksportohen prodhime gjysmë të gatshme të industrisë së çelikut dhe të tekstilit siç bëhej më pare, ata kontribuan që të eskportohen prodhime me vlerë të shtuar. 

Këtë e theksoi ministri i ekonomisë, Valon Saraçini, pas takimit të sotëm me menaxhmentin e dy kompanive që operojnë në Zonën për zhvillim teknologjik dhe industrial (ZZHTI) Shkup 1, Bunarxhik. 

“Qëllimi i vizitës është që të njihem me problemet që i kanë kompanitë dhe në këtë mënyrë të ndihmoj në zgjidhjen e të gjitha problemeve institucionale, të cilat janë prodecurale dhe që mund të zgjidhen. Kjo është një praktikë e mirë e Qeverisë së RM-së, sepse pjesa më e madhe e ministrave i vizitojnë kompanitë dhe bisedojnë drejtpërdrejt me menaxhmentin dhe në këtë mënyrë më lehtë dhe më shpejt zgjidhen problemet e tyre”, deklaroi ministri Saraçini pas takimit me drejtorët e dy kompanive. 

Ai theksoi se pret  që ndryshimi i strukturës së eksportit të kontribuojë në rritjen e eskportit dhe në uljen e importit, që në të ardhmen do të ndikojë në uljen e deficitit tregtar, që është sëmundje kronike e ekonomisë sonë. 

“Në kushte të krizës, në dy vitet e fundit, Xhonson Kontrolls dhe Xhonson Meti arritën që ta ruajnë ritmin e eskportit dhe të gjejnë treg të ri në Britaninë e Madhe. Në takim u njoftova se këtë vit dhe vitin e ardhshëm, këto kompani planifikojnë  që ta rrisin eksportin për 50 për qind”, tha Saraçini duke theksuar se në këtë mënyrë, madje 50 për qind e eksportit të përgjithshëm të vendit do të realizohet nga kompanitë që veprojnë në ZZHTI. 

Ministri u apeloi të rinjve që t’i ndjekin konkurset e kompanive të cilat operojnë në zonën e lirë ekonomike dhe të aplikojnë për punë, ndërsa qeveria, siç thai, do t’u ofrojë ndihmë teknike dhe mundësi për zhvillim profesional. Ai tha se mosha mesatare e të punësuarëve në Xhonson Kontrolls është 33 vjet. 

“Para dy javëve u paralajmërua hyrje e tre kompanive të reja nga Turqia të cilat do të fillojnë të ndërtojnë fabrika në Bunarxhik, ndërsa javën e kaluar u publikua se kompania turke do të ndërtojë fabrikë në ZZHTI Tetvë. Ka edhe dy kompani të cilat janë nga fundi i përgatitjeve për të marrë vendim për të investuar në ZZHTI, kështu që zonat tashmë fillojnë që të japin rezultat”, tha Saraçini dhe shtoi se në takim nuk u bisedua për tërheqjen eventuale të Xhonson Kontrolls nga Bunarxhiku. 
Xhonson Kontrolls dhe Xhonson Meti vjet morën pjesë me mbi 20 për qind në eksportin e përgjithshëm nga Maqedonia. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button