Djegia e veturës së drejtorit të ‘ZLM-së’, fjalën e ka policia

Policia po bën përpjekje maksimale të zbulojë kryerësin e veprës penale, djegie të veturës në oborrin e shkollës së mesme Gjimnazi ‘Zef Lush Marku’-Shkup.

Rastin e konfirmoi edhe pronari i makinës, drejtori Mitat Ramadani.

‘Mbrëmë rreth orës 18:00, në rrugën Bosnja e Hercegovina, person i panjohur me përdorim të materies ndezëse ka shkaktuar zjarr në automjet të markës Seat Toledo, pronësi e 48 vjeçarit nga Shkupi. Zjarri është lokalizuar dhe ndërmerren të gjitha masat për zbulimin e kryerësit të veprës penale dhe zbardhjen e plotë të rastit’ tha Liza Bendevska, zëdhënëse e SPB-së, Shkup.

Drejtori i Sh.M. Gjimnazi ‘Zef Lush Marku’ në Shkup, tha se është herët për supozime, pasi fjalën e ka policia.

‘Po është e vërtetë, është djegur makina ime. Hetimet e inspektorëve të policisë vazhdojnë. Mesa duket person i maskuar me fantomë ka gjetur momentin kur s’ka pasur asnjë veturë tjetër në parking dhe i ka vënë flakën veturës’ tha Ramadani./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button