KQZ, dorëhiqet zv/kryetari Biba

Zëvendëskryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Denar Biba ka dhënë dorëheqjen ngadetyra qe mbante, një ditë pasi mazhoranca në Kuvend shkarkoi kolegun e tij, Ilirian Muho.

Biba e konsideron këtë, që në krye të deklaratës së dorëheqjes, një akt jashtëzakonisht të rëndë.

Përpara institucioneve të balancuara, thotë Biba, është nevoja për institucione të pavarura.

“Megjithëse të propozuar nga struktura parlamentare e të votuar me shumica, që tejkalojnë ngjyrimet partiake në Kuvend, dje, ne u trajtuam si anëtarë të rëndomtë partie, duke na fyer, e madje ndonjërin, edhe duke e cënuar në nderin e dinjitetin e tij personal e profesional. Në rrethana si këto, kur mbrojtja ligjore e institucionale, që supozohej se e kishim të garantuar si anëtarë të institucionit të ngarkuar nga ligji, për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme, është përdhosur haptazi, vlerësoj se duhet të jap dorëheqjen nga detyra e zëvendëskryetarit dhe njëherësh anëtarit të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Populli ynë e meriton demokracinë dhe shtetin e së drejtës, ndaj ne nuk mund të tallemi, duke i servirur atij një KQZ si teatër marionetash, në duart e politikanëve”, ka deklaruar anëtari, i propozuar nga Partia Socialiste./Albeu/

Lajme të ngjashme

Back to top button