Gjyqi ndaj Dritan Dajtit, avokati do të zgjidhet nga një shorte publik

TIRANË- Me qëllim për t’i dhënë fund ngërçit të krijuar në procesin ndaj Dritan Dajtit, Gjykata e Krimeve të Rënda ka propozuar si zgjidhje, caktimin e një avokati kryesisht që do të zgjidhet nga një short publik. 

Gjyqi ndaj Dajtit nuk zhvillohet prej më shumë se një viti, ndaj kryetari i gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni, u shkruan krerëve më të lartë të drejtësisë duke u propozuar zgjidhjen. “Për të zhbllokuar këtë situatë në kushtet kur i pandehuri Dritan Dajti nuk merr pjesë në gjykim dhe duhet patjetër ndihma e një mbrojtësi, Gjykata e Krimeve te Renda ka propozuar një zgjidhje: atë të organizimit të një shorti publik nga Dhoma e Avokatisë Tiranë, nën organizimin e Dhomës Kombëtare te Avokatise dhe ne bashkepunim dhe me Gjykaten e Krimeve te Renda”, thuhet në njoftimin për shtyp të Krimeve të Rënda. 

Në fakt, plot 200 seanca gjyqësore ndaj autorit të masakrës së Durrësit kanë dështuar, për shkak se avokatët kryesisht nuk janë paraqitur në proces, ndërsa vetë i pandehuri refuzon të zgjedhë një mbrojtësi ligjor. 

Zgjedhja e një avokati përmes shortit publik, do ti jepte rrugës jo vetëm procesit ndaj Dajtit, por do të sheshonte dhe konfliktin e fortë mes komunitetit të avokatëve me gjykatën e Krimeve të Rënda. /BalkanWeb/

Lajme të ngjashme

Back to top button