Kush janë yjet më të dëshiruar në shtrat?

Revista “Details” nëpërmjet një sondazhi ka zbuluar se kush janë yjet më të dëshiruar në shtrat.

Fituesit e kësaj gare, nga femrat ishte Mila Kunis ndërsa nga meshkujt Ryan Gosling.

Mila rrëmbeu vendin e parë me 41 për qind të votave, ndjekur nga Kate Upton me 32 për qind.

Në listën e ngushtë ishin edhe Jennifer Lawrence me 27 për qind të votave, Jessica Alba me 26 për qind dhe Megan Fox me 23 për qind të votave.

Ndërkohë nga meshkujt listës i prinë Ryan Gosling me 50 për qind të votave, pastaj Zac Efron me 45 për qind, Adam Levine me 36 për qind, Channing Tatum po me 36 për qind të votave dhe në fund Bradley Cooper me 27 për qind të votave.

Jashtë kësaj liste kanë mbetur Ashton Kutcher dhe Eva Mendes, partnerët e të cilëve janë shumë të kërkuar në shtrat.

Lajme të ngjashme

Back to top button