Në Strugë dhe Ohër dje qytetarët u “lehtësuan” për rreth 40 mijë euro

Një 31 vjeçar ka njoftuar policinë se dej  përderisa ishte duke ecur në rrugën “Sllavej Pllanina”, është sulmuar me një mjet të fortë nga një person i panjohur dhe për pasojë ka humbur ndjenjat. Ndërkohë sipas tij, sulmuesi ka arritur t’i marrë çantën në të cilën ka pasur 35 mijë euro.

Gjithashtu, po dje midis orës 10.00 dhe 20.00 është vjedhur një banesë në qytetin e Strugës, në rrugën ”Marshall Tito”, ku janë vjedhur 2000 euro, rreth 80000 mijë denar dhe  bizhuteri ari. Policia për heton për zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button