Xhemaili së shpejti vishet kuqezi

Mesfushori shqiptar nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemaili shumë shpejtë mundë ta veshë fanellën e Milanit. Kjo ka shanse të bëhet realitet që në afatin kalimtar të qershorit. Mesfushori tetovar i Napolit pritet që të transferohet te skuadra më e madhe italiane në verë, ndërsa në anën e kundërt të shkojë mesfushori italian, Antonio Nocerino dhe një pjesë e parave për klubin e ‘kaltër’.

E njëjta histori ishte edhe në afatin kalimtar të janarit, mirëpo një gjë e tillë dështoi pasi Nocerino kishte refuzuar Napolin, ndërsa tani gjithçka ka ndryshuar ku Xhemaili është në një formë tejet të lartë, ndërsa mesfushori i Milanit ka humbur vendin e titullarit.

Mediat italiane kanë raportuar se në ndeshjen e të dielës mes Milanit dhe Napolit e zhvilluar në ‘San Siro’, drejtuesit e dy klubeve kanë arritur një marrëveshje që të bëhet shkëmbimi i dy lojtarëve, ndërsa Napoli të përfitojë edhe një pjesë të parave. Xhemaili ka treguar formë të lartë me napolitanët në sfidat e fundit, duke rifituar vendin e titullarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button