RMV, konfiskimi i pasurisë mjeti më efektiv për luftimin e korrupsionit, kriminelët të goditen ku u dhemb më shumë

Konfiskimi i pasurisë përbën një nga mjetet më efektive, më të rëndësishme dhe më relevante në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Korniza ligjore për konfiskimin e pronës në Maqedoninë e Veriut është jokonsistente dhe ka shumë mospërputhje. Është e rëndësishme të punohet në eliminimin e mospërputhjeve ndërmjet institucioneve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërministror. Këto ishin konkluzionet e pjesëmarrësve në debatin e organizuar dje nga Lëvizja Evropiane me temë “Raporti i ri i Komisionit Evropian – probleme të vjetra: Si të jemi më efikas në shqiptimin dhe zbatimin e masës së konfiskimit të pasurisë”, njofton Portalb.mk.

Konfiskimi i pasurisë dhe përfitimeve pronësore është një nga mjetet më efikase, tha kreu i sektorit për të drejtën ndërkombëtare dhe çështjeve evropiane në Zyrën e Prokurorit Publik në Sllovaki, Ladislav Majernik, duke përcjellë përvojën sllovake.

“Kriminelët duhet të goditen aty ku u dhemb më shumë, ndërsa kjo është tu merret plaçka. Me këtë iu dërgohet mesazh se krimi nuk paguhet”, tha Majernik.

Ai tha se një pjesë e madhe e fitimit mbetet në duart e kriminelëve, duke përmendur të dhënat se të ardhurat nga vepra të dueshme në BE janë mbi 110 miliardë euro në vit, por edhe përskaj të gjitha atyre përpjekjeve, shkalla e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë kriminale në BE është vetëm 1.1 për qind, që sipas tij, është zhgënjyese. Siç tha ai, në kuadër të strategjisë 2019-2024, BE-ja ka miratuar direktiva me paketë propozimesh për konfiskimin e pronës, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë së ligjshme dhe përpiqet që të gjitha masat të zbatohen siç duhet për të ecur me të gjitha trendet për tregun e brendshëm.

Ai konsideron se hetimet financiare duhet të jenë shumëdimensionale dhe të përfshijnë të gjitha llojet e hetimeve të krimit të organizuar, të përdoren ekipe të përbashkëta hetimore, të përdoren kapacitetet e Europolit dhe të zhvillohet plan gjithëpërfshirës aksional për hetimet financiare. Majernik shtoi se është gjithashtu e rëndësishme të forcohet bashkëpunimi me vendet e treta në kryerjen e hetimeve financiare dhe në këtë kuptim BE-ja të forcojë kuadrin ligjor për menaxhimin e aseteve të ngrira, si dhe të sigurojë platformë më të sofistikuar midis administratave të inteligjencës financiare.

Julian Vassalo, zëvendës shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, deklaroi se ishte është e rëndësishme që në kohë të zbatohet axhenda reformuese e vendit.

“Korniza ligjore dhe institucionale ekziston dhe tashmë është bërë progres i madh në miratimin e disa ligjeve. Që të forcohet sistemi gjyqësor, e rëndësishme është të zbatohet në mënyrë konsistente kuadri ligjor dhe është bërë përparim në këtë drejtim pasi vendi ka vazhduar të hetojë disa raste të korrupsionit të nivelit të lartë, ka forcuar rolin e institucionit kundër korrupsionit, por nevojiten akoma përpjekje në fushën e pastrimit të parave”, tha Vassalo.

Koordinatorja nacionale e KNBE-MK dhe kryetare e Lëvizjes evropiane në vend, profesoresha Mileva Gjurovska, në fjalimin e saj tha se duke marrë parasysh pasojat e korrupsionit, analizat në planin ndërkombëtar tregojnë se për çdo euro të përvetësuar në mënyrë kriminale, burimet publike bëhen më të varfra për tre euro. Ajo theksoi se masa e konfiskimit të pasurisë është shumë e rëndësishme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, pasi mungesa e tij në masat ndëshkuese mund të dërgojë mesazhin se resurset e fituara nga shpërdorimi i detyrës publike mund të përdoren pa ndonjë pengesë.

“Një situatë e tillë korrupsionin e ngre në një nivel me normë duke devijuar interesin e njerëzve nga aktivitetet në aktivitete korruptive, e shprehur më së miri përmes shprehjes së krijuar nga populli “Kush është pasurua sot nga puna?”. Konkluzioni është se në vend që ta përdorin talentin dhe aftësinë e tyre për të punuar për të krijuar pasuri, individët fokusohen në rishpërndarjen e resurseve publike, të cilat po pakësohen gjithnjë e më shumë, kurse rezultati është borxhi i tepërt i shteteve”, përfundoi Gjurovska.

Profesori në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”, Nikolla Tupançeski, theksoi se konfiskimi i pasurisë është një nga mjetet më të rëndësishme dhe më relevante për luftimin e krimit ekonomik.

“Konfiskimi i pasurisë është një instrument apo mekanizëm që do të mundësojë që të mohohet e ardhura kriminale apo që rrjedhin nga vepra penale. Në Raportin e KE-së konstatohet se këtu ka zhvendosje pozitive të gjërave, por pyetja thelbësore është nëse ka pritje shume të mëdha në shoqërinë tonë apo rezultatet që po arrijmë janë shumë të vogla”, tha Tupançeski.

Tupançeski vlerësoi se fakti që në dhjetë vitet e fundit në vend në asnjë qytet nuk është shqiptuar masa e konfiskimit të pronës, përveç në Shkup, tregon se diçka duhet të ndryshojë në aspektin e efikasitetit, në aspektin e aplikimit të konfiskimit të pronës. Sipas tij, më i rëndësishëm është përmirësimi ose instrumenti i zgjeruar i konfiskimit, gjegjësisht konfiskimi duhet të shqiptohet pa aktgjykim të formës së prerë, gjë që praktikisht nuk shqiptohet në Maqedoni, ndonëse ekziston që nga viti 2009. Një nga arsyet e këtij problemi, siç tha ai, është edhe paqartësia ligjore, për të cilën aktualisht po punohet në Kodin e ri Penal dhe Ligjin për Procedurën Penale, që është një mundësi e rëndësishme për korrigjimin e këtyre çështjeve.

Gjithashtu, problem tjetër është mospërputhja mes institucioneve, duke shtuar se nga 1 janari 2022 është paralajmëruar se do të ketë platformë të re ku do të ketë ndërveprueshmëri dhe të gjitha institucionet do të ndërlidhen dhe në këtë mënyrë do të rritet shkalla e bashkëpunimit mes tyre.

Frosina Tasevska, këshilltare shtetërore për eurointegrime në Ministrinë e Drejtësisë, theksoi se Kodi Penal është në masë të madhe në përputhje me standardet e BE-së me notë të lartë prej pesë, sipas vlerësimeve që i jep KE, por nga ana tjetër është konstatuar se ka janë një sërë strategjish kombëtare për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, emigrantëve… dhe gjëja tjetër që duhet të ndodhë është zbatimi i tyre praktik.

“Si problem që duhet të përmendim, që shfaqet në bashkëpunim me KE-në, pasi na japin statistika në baza vjetore, është problemi me statistikat për konfiskimin e pasurisë. Kjo do të thotë se nuk kemi të dhëna të njëjta, nuk kemi mënyrë të unifikuar të mbajtjes së statistikave edhe nga aspekti i konfiskimit të pasurisë dhe përfitimit pasuror dhe sendeve të konfiskuara”, tha Tasevska.

Lençe Ristovska, prokurore në PThP – Shkup, theksoi se korniza ligjore për konfiskimin e pasurisë është jokonsistente dhe ka shumë mospërputhje.

“Shpesh kur flasim për masat për sigurimin e përkohshëm të kërkesave pronësore, themi se ato miratohen nga Këshilli në debatin kryesor, por ligjvënësi këtu nuk e përdor termin debat kryesore, por përdor termin bastisje, që është një përsëritja e legjislacionit të mëparshëm. Gjithashtu, kur përcaktohen masat për sigurimin e përkohshëm të pronës në nenin 535 të LPP-së i referohet nenit 194, edhe pse ai nen nuk parasheh masa të veçanta dhe kjo është mospërputhje teknike me ligji”, tha ajo. Sipas saj, të gjitha lëshimet e ligjvënësit tregojnë se ligjvënësi nuk ka pasur qasje sistematike në rregullimin e këtyre masave.

“Të gjitha palogjikshmëritë në Ligjin për procedurë penale, në pjesën se si rregullohen masat për sigurimin e përkohshëm, konsideroj se duhet të promovohen dhe duhet t’i adresojmë në mënyrë që të sigurojmë qasje të barabartë të ligjvënësit sa i përket të gjitha masave për sigurimin e përkohshëm, por së pari duhet të merret një qasje strategjike ku do të lëviznim me këto masa”, shtoi Ristovska.

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Besim Deari, tha se Drejtoria është aktive edhe në ndërmarrjen e veprimeve në lidhje me hetimet financiare që i ndërmerr me iniciativë të saj, me kërkesë të prokurorit kompetent dhe institucioneve tjera, të cilat tregojnë për ekzistimin e bazave të dyshimeve për një vepër të kryer penale në bazë të së cilës mund të konstatohet ekzistimi i pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme.

“Hetimet financiare ku ekzistojnë baza për dyshime për veprën e kryer penale apo pasuri të fituar në mënyrë të paligjshme është një proces kompleks që kërkon kohë dhe burime të mëdha. Vetë hetimet nuk janë thjesht një kontroll i llogarive bankare, por përbëjnë hetim gjithëpërfshirës dhe marrja e të dhënave operative për përcaktimin e statusit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme të regjistruar në emër të vet apo të dikujt tjetër”, tha Deari, duke shtuar se për shkak të vëllimit të hetimeve duhet të forcohen kapacitetet e institucioneve në këtë fushë.

Gjyqtarja në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Olja Ristova, iu referua vetë procedurave që zhvillohen në Gjykatën Themelore Penale, si dhe në Raportin e KE-së, i cili rekomandon rritjen e numrit të aktgjykimeve në rastet e korrupsionit të shkallës më të lartë, pasuar me konfiskim.

“Këtu është konstatuar se në vitin 2020 janë bllokuar llogaritë në një rast, ndërsa në dy raste janë vendosur masa të përkohshme për ndalimin e përdorimit, tjetërsimit dhe disponimit të pasurive të paluajtshme. Në tri raste të kinse korrupsionit me vendim të shkallës së parë, i cili nuk është i formës së prerë, janë konfiskuar para dhe mallra luksi, ndërsa në vitin 2021 në një rast është ngrirë pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe aksione me vlerë të konsiderueshme”, tha Ristova.

Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, Faton Asani, tha se Agjencia është hallka e fundit në zinxhirin e konfiskimit. Ai mendon se Agjencia në fakt duhet të marrë një produkt të gatshëm nga institucionet gjyqësore dhe se ato duhet të jenë ekzekutues të saj.

Bllazho Trendafilov, drejtor i Njësisë për intelegjencë financiare, theksoi se obligimi i Zyrës është të zbulojë fondet e paligjshme që hyjnë në sistem, duke shtuar se edhe sektori privat është i detyruar të raportojë aktivitetet e dyshimta financiare.

Darko Avramovski nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, thotë se është e nevojshme të përmirësohen zgjidhjet aktuale ligjore, pasi vetë ligjet kanë paqartësi që kontribuojnë në mospërdorimin e masës.

“Ka shumë të pashfrytëzueshmëri dhe ky është problemi kryesor,pasi nuk është krijuar asnjë praktikë, e në anën tjetër nuk ka metodologji uniforme ndërmjet institucioneve për të monitoruar zbatimin e masës dhe mbledhjen e të dhënave”, tha Darko Avramovski.

Për zbatim më të suksesshëm dhe më të shpeshtë të masës së konfiskimit, është përgatitur ligji për prejardhjen e pronës, i cili pritet të kalojë në Kuvend. Drafti i ligjit parasheh konfiskimin e pasurisë së të gjithë atyre që nuk do të mund të dëshmojnë origjinën e pasurisë që është mbi 30 mijë euro të fituar vitin paraprak, kurse i njëjtë përveç për funksionarët, do të vlejë për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button