Çair, deri në orën 13, kanë votuar 25 për qind

Jehona e votuesve në Komunën Çair, ka qenë mjaftë e madhe, edhe atë të dhënat zyrtare të Këshillit Komunal Zgjedhor (KKZ) flasin se deri në orën 13:00 kanë votuar 25 për qind e trupit votues.

‘Deri në orën 13:00 sipas të gjitha të dhënave nga qendrat e votimit në Çair kanë votuar 25 për qind e popullatës me të drejtë vote, ndërsa vlen të theksohet se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe nuk është evidentuar ndonjë shkelje’ tha Blerim Muhaxheri, kryetar i Këshillit Komunal Zgjedhor në Çair.

Ndërkohë qytetarët e anketuar nga vendvotimet shprehen optimist edhe nga keto zgjedhje.

‘Jam këtu për të dhënë edhe një herë votën time dhe shpresoj se do të bëhet më mirë për gjithë ne, kërkojmë kushte më të mira, punësime, ndërtim të rrugëve…’ tha një banor i lagjes Gazi Babë.

‘Kam dal të votoj vetëm të mos keqpërdoret vota ime jo se shpresoj në diçka pozitive, pasi jemi mësuar me premtime të kota’ tha Ismail B.

‘Shpresojmë ashtu siç na kanë premtuar, punësime për të rinjtë për fëmijët tanë që kanë kryer fakultete dhe qëndrojnë  në shtëpi’ tha Sebahat I./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button