KSHZ: Deri në orën 10 jehona e votuesve është 12,49 për qind

Deri në orën 10 në Maqedoni në votim kanë dalë 204.783 persona ose 12,49 për qind.
Ashtu siç kumtoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor, këto janë rezultatet e 2.664 vendvotimeve.

Jehonë më e madhe e votuesve është në Kratovë 22,29 për qind, në Kërçovë 20,89 për qind, dhe në Krushevë 18,22 % ndërsa jehonë më e vogël e votuesve është në Bogovinë ku në votim kanë dalë 6,5 për qind.

Sipas zëdhënëses së KSHZ-së, Biljana Jovanovska, në Shkup, deri në orën 10 kanë votuar gjithsej 48.497 persona ose 10,75 për qind nga të evidentuarit në Listën zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button