Strugë, dalja deri në ora 10:00 arrin 10%, procesi i qetë

Procesi zgjedhor në qytetin e Strugës ka filluar sipas orarit të paraparë, ku në ora 7 të mëngjesit janë hapur  78 qendra vendvotimi ku sot kanë të drejtë vote 56.341 votues.
Sipas raportit të komisionit komunal zgjedhor në Strugë, deri më tani procesi zhvillohet normalisht, nuk ka ndonjë ankesë të drejtuar deri te KKZ e Strugës.

Sipas informacioneve nga tereni, intensiteti i daljes së votuesve vjen duke u rritur, ndërsa bie në synuari i shtuar i forcave policore.

Të drejtën e votës në vendvotimet e tyre, tashmë e kanë realizuar edhe kandidatët për kryetar komune nga të tre partitë që garojnë për Strugën

Si vëzhgues në qytetin Strugës sot qëndrojnë edhe përfaqësues të lartë të qeverisë, ku mund të cekim edhe ministrin e punëve të jashtme Nikolla Popovski i cili vëzhdon procesin në vendvotimin e fshatit Livadhi. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button