Vazhdojnë tentimet për të ndaluar ardhjen e mërgimtarëve shqiptar?

Një sërë problemesh për mërgimtarët shqiptar që udhëtojnë në Maqedoni për të votuar në zgjedhjet lokale janë paraqitur ditëve të fundit.

Sot kishte një paralajmërim të rremë për bombë në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit ku sipas policisë, një mashkull e kishte paraqitur në ora 14.  Njësiti i anti-terrorizmit ka vepruar dhe ka konstatuar se nuk ka bombë.

Ngjarja e tillë, ka nervozuar mes tjerësh, pasagjerët e aeroplanit Frankfurt-Shkup të cilët 3 orë rresht kanë qenë të ngujuar në aeroplan, policia nuk i ka lejuar të zbresin, transmeton Lajm, duke mos u treguar se çfarë ndodh.

Më tej, agjencia për Fluturime Civile në Maqedoni ka refuzuar kërkesat e dy kompanive të huaja për realizimin e fluturimeve në relacionin Bazel – Ohër me pretekstin se  ato nuk kishin plotësuar procedurat evropiane dhe se me këtë qëllim është bërë refuzimi.

Në prag të zgjedhjeve, mediat shkruajnë se e gjithë kjo ndodh për dekurajim të mërgimtarëve që më së shumti janë nga Kërçova dhe Struga, mos të kthehen në vendlindje, për arsye tani më të njohura se garat në këto dy qytete kanë marrë karakter etnik, ku neseër do të dihet në qoftë se fiton shqiptar apo maqedon.

Ndërkohë që f
luksi i mërgimtarëve është në rritje e sipër, nga të gjitha anët e vendit, përfshi edhe nga vendkalimet kufitare. Në pikën e Tabanocit, sipas të dhënave të MPB-së të sigurara nga ALSAT, numri i personave që kanë hyrë në Maqedoni, është gati 2 herë më shumë krahasuar me kalimet e zakonshme. Të shtunën e kaluar, për 24 orë hyn vetëm 2500 njerëz, ndërkohë që vetëm në 12 orët e para janë futur mbi 4500 njerëz. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button