Evakuohen udhëtarët, bombë në aeroportin e Shkupit?

Sot pas orës 14 në mënyrë anonime, një mashkull i panjohur është paraqitur në polici dhe në gjuhën angleze ka alarmuar ata se është vendosur bombë në të dy aeroportet e Maqedonisë, në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” dhe atë të Ohrit.

Ekipe të anti-terrorizmit të Ministrisë së brendshme janë paraqitur në vend, i kanë evakuuar punëtorët dhe udhëtarët në aeroportin e Shkupit dhe i kanë ndërmarrë të gjitha masat në pajtim me procedurat përkatëse.

Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski për Mia tha se deri më tani është kontrolluar godina e re dhe e vjetër e aeroportit të Shkupit dhe nuk është gjetur asgjë.

“Gjithashtu janë ndërmarrë masa edhe në aeroportin e Ohrit dhe ekipet anti-terroriste nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë. Megjithatë, policia vazhdon me hetimet duke tentuar ta identifikojë personin i cili me gjasë ka lëshuar alarm të rremë” tha Kotevksi.

Ditët e fundit, aeroporti i Shkupit është i stërmbushur me mërgimtarë kryesisht shqiptarë që vijnë nga gjitha viset për të votuar për zgjedhjet lokale të së nesërmes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button