Maqedonia voton, sot votohet në burgje

Gjatë ditës së sotme votojnë të burgosurit, të shpërngulurit dhe personat e sëmurë. 

Subhi Jakupi, nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), tha se sot është faza fillestare në të cilat komisionet komunale dhe komisionet zgjedhore fillojnë procesin zgjedhor normalisht për zgjedhjet lokale 2013.

 ‘Dita e sotme është dita me të cilën fillon procesi i votimit për të gjithë personat që janë në paraburgim dhe burgim, personat të cilët janë shpërngulur dhe për personat të cilët janë të sëmurë dhe janë të paraqitur në Komisionet komunale zgjedhore të mund të votojnë një ditë para se të mbahet votimi’ tha Jakupi.

Me pastrimin e listave zgjedhore nga votuesit fiktiv, tani në Maqedoni numri i votuesve është reduktuar, tha më tej Jakupi duke shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet teknike për të nisur nesër votimi në kohë.

‘Kësaj radhe numri më i votuesve është më i vogël se zgjedhjet paraprake dhe trupi votues 1.643.403 votues me të drejtë vote në gjithë territorin e Maqedonisë. Po ashtu do të jenë të hapura 2.976 qendra votimi të cilat veç janë në përgatitjet përfundimtare. Është paraparë, sipas Kodit zgjedhor gjitha qendrat e votimit të hapen të dielën në orën 7 të mëngjesit dhe të mbyllen në orën 19, ku gjithë qytetarët do të kenë të drejtë brenda këtij orari të realizojnë të drejtën e votës’ precizon Jakupi.

Ndryshe, Maqedonia prej në mesnate është në heshtje zgjedhore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button