(FOTO) Era e fuqishme në Shkup arriti shpejtësinë e 93 km në orë

Mbrëmë në Maqedoni, posaçërisht në pjesën perëndimore ka fryrë erë e fuqishme. Në Shkup shpejtësia e saj arriti deri më 93 kilometra në orë. Era vazhdon të fryejë dhe më tej.

Dëme më të mëdha materiale nuk janë regjistruar pos disa drunjve të rënë mbi vetura dhe shkëputje të kabllove elektrikë në disa fshatra të Tetovës.


Sipas njoftimeve të Drejtorisë për hidrometeorologji gjatë ditës së sotme do të fryjë erë e fuqishme nga veriu, e cila në momente të caktuara do të arrijë shpejtësinë deri në 90 kilometra në orë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button