LSDM: VMRO-DPMNE-ja “i blen” votat me miell dhe vaj

Koalicioni opozitar “Bashkimi për ardhmërinë” i udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka bërë publike dyshimet se VMRO-DPMNE-ja tenton t’i blejë votat me thasë mielli dhe me vaj ushqimor.

“Ekzistojnë dyshime të bazuara se VMRO-DPMNE-ja organizon ndarjen e miellit, gypave për ujë dhe kanalizim, dhe vaj ushqimor për qytetarët e shumë vendbanimeve, duke përfshirë edhe Makedonska Kamenicën. Ekzistojnë dyshim se ofrohen edhe mundësi për pagesë të llogarive të papaguara të rrymës në këmbim të votës së qytetarëve për kandidatin e VMRO-DPMNE-së”, thonë nga “Bashkimi për ardhmërinë”.

Dyshimet e saja partia i ka mbështetur me disa fotografi ku shihen aktivistë partiakë duke shkarkuar thasë me miell dhe duke i futur ato në një depo. 

Opozita poashtu thotë se Inspektorati i tregut,ka shqiptuar dënime të mëdha për kompanitë e biznesmenëve të afërt me opozitën, në Tetovë, Jegunovcë dhe fshatrat përreth. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button