Ish-guvernatori i New Yorkut përballet me akuza për ngacmim seksual
Ish-guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo, i cili dha dorëheqje për shkak të akuzave për ngacmim seksual, është akuzuar sërish për të njëjtën vepër, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një grua nga ish-punëtoret e Cuomo-s ka paraqitur një kallëzim penal në gjykatë kundër ish-guvernatorit, me pretendimin për ngacmim seksual.
Cuomo pritet të paraqitet në gjykatë më 17 nëntor për akuzën e ngacmimit seksual kundër tij.
“Prekja me forcë” e një personi konsiderohet si vepër e ngacmimit seksual në shtetin e New Yorkut, e cila dënohet deri në një vit burg.
Cuomo dha dorëheqjen më 10 gusht mes akuzave për ngacmim seksual kundër tij.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New Yorkut po heton pretendimet se Cuomo përdori burime publike për të shkruar librin e kujtimeve dhe manipuloi të dhënat e pandemisë.